Kryesore Boja ndaj Ramës në parlament, ja si e komenton Jozefina Topalli

Boja ndaj Ramës në parlament, ja si e komenton Jozefina Topalli

Ish-kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, ka folur mbrëmjen e së hënës “Në Kurthin e Piter Pan” për incidentin e javës së kaluar në parlament, ku nënkryetari i PD, Edi Paloka sulmoi me bojë Kryeministrin Edi Rama.

Topalli tha se në parlament nuk thuhen fjalë të papranueshme dhe nuk bëhen gjeste të papranueshme.

Deon: Një burrë i kishte hedhur Edi Ramës bojë, ishte një gjë e mirë kjo, apo e keqe?

Alketa Vejsiu: Ta shikojmë se çfarë do të thotë zonja Jozefina Topalli, sepse ka qenë kryeparlamentare ajo, ka drejtuar parlamentin. Ta shikojmë se çfarë do të bënte po të ishte në një situatë si ajo. Pyetjen shumë interesante e kishe Deon…

Jozefina Topalli: Deoni kërkon përgjigje sigurisht…unë jam e bindur që në parlamentin e fëmijëve këtu nuk ndodhin kurrë gjëra të tilla. Asnjëri nuk dëshiron që as të dëgjojë ndonjë fjalë jo të mirë dhe as të shikojë diçka të papëlqyer. Dhe nuk besoj se në parlamentin tuaj ndodh diçka e tillë, asnjëherë. Parlamenti është tempulli i demokracisë dhe në tempull nuk thuhen fjalë të papranueshme dhe nuk bëhen gjeste të papranueshme.