Aleatët e demokratëve janë të ndarë sa i takon marrëdhënies me Kuvendin. Lëvizja Socialsite për Integrim dhe demokristianët nuk ndajnë të njëjtin qëndrim me republikanët sa i takon rikthimit të normalitetit parlamentar.
“Është situatë e imponuar për të qenë e kushtëzuar. Kemi qëndrim të kushtëzuar sepse jemi në kushte anormale politike. Studentë të ngujuar, tek Astiri ka të tjerë, naftëtarët, minatorët… Ka gjithkund protesta ndaj një qeverie që ka vdekur politikisht dhe sigurisht nuk mund të kemi jetë normale në Parlament ndaj këtij anormaliteti politiko-shoqëror në të cilën ndodhet vendi”, thotë Petrit Vasili, kryetar i grupit parlamentar i LSI-së.
“Normalisht, vendi i opozitës është në Parlament, por unë nuk shoh arsye për t’ju kthyer Parlamentit. Nuk kemi kërkesë për dialog nga mazhoranca dhe nuk shikoj që kemi arsye për t’ju rikthyer pa kushte Kuvendit të Shqipërisë”, theksoi Nard Ndoka, kryetar i PDK-së.
Në pritje të zyrtarizimit të qëndrimit, republikanët janë shprehur kundër bojkotit, duke kërkuar që beteja opozitare të bëhet në Parlament.