Pas zhvillimeve të fundit që çuan në dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe protestave që po vijojnë në rrugët e kryeqytetit vjen dhe reagimi i kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Kreu i demokratëve shkruan se pas 7 vitesh terrori dhe premtimesh të pambajtura, askush nuk e beson më kryeministrin Edi Rama.
“Pas 7 vitesh dështime dhe premtime të pambajtura, 7 vite mashtrime, vjedhje dhe dështime, 7 vite dhunë dhe terror ndaj familjeve shqiptare, 7 vite rrënim dhe manipulime, askush se beson më Edi Ramën. Boll më”, shkruan Basha.