Një mbrëmje gëzimi te Juventusi, pas fitores 2-1 në Moskë, kundër Lokomotiv. Goli “in extremis” i Douglas Costa u dha kualifikimin bardhezinjve në grupin e tyre të Ligës së Kampionëve.
Kapiteni Leonardo Bonucci, pa u tharë mirë nga djersa e fushës së blertë, nisi të bëjë gazetarin me mikrofon në dorë.
I intervistuari prej tij ishte “heroi” i mbrëmjes për italianët, Douglas Costa. Gjithçka u realizua përmes rrjeteve sociale të Juventusit. Kapiteni ia doli me sukses ta “zhbironte” shokun e skuadrës, autorin e golit vendimtar.
Ja intervista e plotë e improvizuar nga Bonucci:
Bonucci: Douglas, na trego diçka për këtë gol?
Costa: Unë e kam kërkuar një gol të rëndësishëm prej një kohe të gjatë, për ta ndihmuar ekipin tim. Sot e kam arritur me sukses dhe jam shumë i lumtur për këtë.
Bonucci: Jemi të lumtur edhe ne të tjerët. Një pyetje tjetër, që mund t’jua bëj: a mendoni se goli i evituar nga Bonucci ishte i rëndësishëm?
Costa: Sigurisht! Ju jeni bërë kapiteni i ekipit dhe jeni rritur shumë.
Bonucci përfundon: Përshëndetje miq, e kaluam raundin dhe ishte shumë e rëndësishme. Tani shohim nga Milani dhe le ta shijojmë vendin e parë.
🎙 @bonucci_leo19: "@douglascosta, raccontaci il tuo gol! ⚡️" 😁#FCLMJuve pic.twitter.com/fDdu9bIvab
— JuventusFC (@juventusfc) November 6, 2019