Pas 7 vitesh histori dashurie midis Juventusit dhe Leonardo Bonuçit po troket ndarja.
Mbrojtësi italian ka vendosur që të vazhdojë karrierën e tij te Milani.
Sipas “Corrieredellosport”, mbrojtësi i qendrës e ka gjetur akordin me kuqezinjtë.
Lojtari 30 vjeçar ka pranuar ofertën e bërë nga “Djalli”, ku do të përfitojë 6 milionë euro në sezon neto.
“Zonja e Vjetër” kërkon 40 milionë euro për kartonin e futbollistit të kombëtares, ndërkohë që Milani ofron 30 milionë euro, si edhe kartonin e De Sciglio-s.
Por bardhezinjtë duan që t’i mbajnë të dyja çështjet e ndara.
Zyrtarizimi pritet që të bëhet brenda pak orëve, duke qenë se trajneri Vincenzo Montella e do lojtarin në ekip, pasi të premten, më 14 korrik, “Djalli” niset për në turneun e Kinës.