Aktualitet Bora bllokon rrugën në Malin e Tomorrit, policia u shkon në ndihmë...

Bora bllokon rrugën në Malin e Tomorrit, policia u shkon në ndihmë qytetarëve

Reshjet e borës kanë shkaktuar probleme në disa zona të vendit e si pasojë e saj disa qytetarë janë bllokuar në Malin e Tomorrit, ndërsa ishin me automjetet e tyre.

Shërbimet e Komisariatit Skrapar dhe shërbimet zjarrfikëses u kanë shkuar në ndihmë disa automjeteve të cilat si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës kanë ngelur në Malin e Tomorrit.

“Pas njoftimit se disa automjete si pasojë e reshjeve të dëborës kanë ngelur në Malin e Tomorrit, Policia dhe shërbimet zjarrfikëses janë nisur drejt zonës malore për t’iu ardhur në ndihmë.

Gjithashtu iu bëjmë me dije se aksi rrugor Plirzë-Mali i Tomorrit është bërë i pakalueshëm për mjetet dhe subjekti kontraktor po punon për pastrimin dhe hapjen e rrugës për qarkullimin e automjeteve.

Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 112 ose dërgoni njoftim në Komisariatin Dixhital”, thuhet në njoftimin e policisë.