Bordi i Transparencës i mbledhur më 27 Prill, ka vendosur çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas.
Në krahasim me vendimin e mëparshëm, Bordi ka rritur ccmimet duke deklaruar se këto çmime reflektojnë ndryshimet që janë shfaqur në tregjet ndërkombëtare.
Bazuar në metodologjinë e ndërtimit të çmimeve sipas nenit 21/5 të Aktit Normativ, Bordi vendosi:
Çmimi tavan i tregtimit me shumicë:
221 Lekë/litri për gazoilin;
201 Lekë/litri për benzinën;
92 Lekë/litri për gazit të lëngshëm të naftës.
Çmimi tavan i tregtimit me pakicë:
233 Lekë/litri për gazoilin;
213 Lekë/litri për benzinën;
104 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës.
Vendimi i Bordit hyn në fuqi dhe do reflektohet në datë 27.04.2022, ora 18.00 p.m, deri në mbledhjen e ardhshme të bordit.
Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detyruar të zbatojë vendimin.