Gruaja e kryeministrit britanik Boris Johnson, Carrie tha të shtunën se po priste fëmijën e dytë të çiftit.
Ajo bëri me dije lajmin përmes një postimi në Instagram, në të cilin zbuloi dhe një abort që kishte pësuar në fillim të këtij viti.
“Në fillim të vitit pata një abort që më theu zemrën. Ndihem jashtëzakonisht e bekuar që jam përsëri shtatzanë,” – shkroi Carrie Johnson.
Carrie Johnson u shpreh se e përmendi çështjen e abortit me shpresën se mund të ndihmojë shumë gra.
“Jam ngushëlluar kur kam dëgjuar nga njerëz të ndryshëm që gjithashtu kishin përjetuar të tilla humbje, ndaj shpresoj se kur e ndan dhimbjen mund të ndihmosh edhe të tjerët,”- tha ajo.
Gruaja e kryeministrit britanik bëri me dije se shpresonte që fëmija të vinte në jetë për Krishtlindje.
Kryeministri Johnson u martua në maj të këtij viti në një ceremoni private katolike në Katedralen Westminster në Londër. Fëmija i tyre i parë, Wilfred, lindi në Prill 2020.
Por megjithëse për çiftin ky do të jetë fëmija i dytë, për kryeministrin britanik ai do të jetë i gjashti. Boris Johnson ka dy vajza dhe dy djem me ish-bashkëshorten Marina Wheeler.