Boris Johnson fiton votëbesimin në parlamentin britanik. Deputetët votuan 211 pro dhe 148 kundër. Duheshin 180 vota kundër që ai të rrëzohej si kryeministër. Në këtë mënyrë Boris Johnson do të qëndrojë në detyrën si kryeministër, por partia konservatore është më e përçarë se kurrë.
Johnson ka marrë 58.8% të mbështetjes nga Partia Konservatore, ndërsa 41.2% u shprehën kundër udhëheqjes aktuale. Në votim morën pjesë të gjithë deputetët konservatorë.
BBC shkruan se ky rezultat është më i ulët se 63% e marrë nga Theresa May gjatë sfidës së saj për lidershipin në 2018.
Në apelin drejtuar konservatorëve në një diskutim me dyer të mbyllura përpara nisjes së votimit, Boris Johnson iu kishte premtuar: “Do iu drejtoj sërish në fitore”.
Johnson erdhi në këtë pikë pas kritikave të shumta për organizimin e festave në rezidencën kryeministrore, në një kohë kur masat e tij anti-covid nuk lejonin grumbullimet masive.