Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan do të vizitojë SHBA-në gjatë 15 deri në 17 majit për të diskutuar rreth çështjeve të ndjeshme që do të formësojnë marrëdhëniet e ardhshme mes Turqisë dhe SHBA-së, dhe disa fuqive të tjera kyçe në rajon. Marrëdhëniet e Turqisë me fuqitë e huaja dhe situata në vend ka ndryshuar në muajt e fundit.
Vëzhguesit presin që vizita e Erdogan të jetë thelbësore edhe për krizën në Siri dhe rolin e Turqisë në NATO.
Takimi vjen mes tensioneve të shtuara mes SHBA-së dhe Turqisë, pasi presidenti amerikan Donald Trump së fundmi vendosi të mbështesë direkt Forcat Demokratike Kurde në Siri (SDF-PYD) me artileri të rëndë si pjesë e luftës kundër Shtetit Islamik në Siri.
Kjo ishte një tronditje për Erdogan duke pasur parasysh se Turqia e ka shpallur SDF-PYD një organizatë terroriste, si dhe degën siriane të Partisë së Punëtorëve Kurdistan PKK, që i ka dalë kundër qeverisë duke kërkuar autonomi më të madhe për kurdët për dekada.
PKK është gjithashtu e njohur si organizatë terroriste nga BE-ja dhe SHBA-ja.
Sipas forcave SDF-PYF, një fushatë ushtarake masive do të fillojë në qershor kundër pozicioneve të IS në qytetin Raqa – baza kryesore e grupit terrorist në Siri.
Turqia ka pasur tensione të ngjashme me BE-në, që është bërë gjithnjë e më kritike ndaj sulmit të Erdogan kundër personave kundër tij, duke sugjeruar se bisedimet e gjata të pranimit të Turqisë në BE mund të prekin fundin.
Orientimi i ardhshëm i Turqisë në skenën gjeopolitike globale është në fokus të shumë zyrtarëve dhe ekspertëve në Ballkan, orientim ky i ndarë mes Perëndimit dhe Rusisë.