Këngëtarja Tina Turner ka vdekur në moshën 83-vjeçare.
Një zëdhënës i familjes deklaroi: “Tina Turner, ‘Mbretëresha e Rock’n Roll’ vdiq paqësisht sot në moshën 83-vjeçare pas një sëmundje të gjatë në shtëpinë e saj në Kusnacht, afër Zyrihut, Zvicër. Me ikjen e saj, bota humbet një legjendë të muzikës dhe një model”.
Ylli amerikan i popit ka qenë një këngëtare rok më të dashura, ajo ishte e njohur për karizmën e saj në skenë dhe këngët hite.
Turner lindi në vitin 1939 në Brownsville të Tenesi.
Ajo u bë e famshme si pjesë e dyshes Ike dhe Tina Turner në vitet ’70 përpara se të niste një karrierë solo që është ndër më të suksesshmet e çdo interpretueseje femër në histori.
E quajtur Mbretëresha e Rock ‘N’ Roll-it, ajo la pas tre fëmijë dhe bashkëshortin e saj Erwin Bach.
Me 100 milionë disqe të shitura në mbarë botën, Turner është një ndër artistet me më shumë disqe të shitura në mbarë botën. Ajo ka fituar 12 çmime Grammy.
Tina është artistja e parë me ngjyrë dhe femra e parë që u vendos në foton kryesore të revistës Rolling Stones, e cila e renditi atë mes 100 këngëtarëve më të mirë të të gjitha kohërave.
Ajo ka një yll në bulevardin e famës në Hollywood dhe një në St. Louis “Walk of Fame”.