Bota Bota shpall emergjencën për koronavirusin, Australi shpall gjendjen e jashtëzakonshme për zjarret

Bota shpall emergjencën për koronavirusin, Australi shpall gjendjen e jashtëzakonshme për zjarret

Australia shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për kryeqytetin Canberra dhe rajonet përreth teksa temperaturat e larta dhe rrymat ajrore oqeanike përbëjnë kërcënim për shuarjen e zjarreve në vend.

Kjo është hera e parë që prej vitit 2003 që autoritetet australiane vendosin të ndërmarrin një vendim të tillë.

“Zjarri mund të bëhet i pakontrollueshëm dhe i paparashikueshëm”, tha zyrtari i lartë Andrew Barr pas takimit me forcat zjarrfikëse që kërkuan vullnetarë në punën e tyre për përballimin e situatës.