Mercedesi ka arritur një tjetër fitore të dyfishtë në këtë sezon të Formula 1.
Valtteri Bottas fitoi duke dominuar nga fillimi në fund Çmimin e Madh të Azerbajxhanit, duke lënë pas shokun e tij të skuadrës, Lewis Hamilton. Kjo është fitorja e katërt e dyfishtë e Mercedesit në 4 garat e para të Botërorit, një rekord më vete ky.
Ndërkohë, tjetër garë e zbehtë e Ferrarit, që arriti vetëm një vend të tretë me Sebastian Vettel dhe një vend të pestë me Charles Leclerc.
Pas kësaj gare, në renditjen e përgjithshme të pilotëve tashmë është kryesues Bottas, duke kaluar në klasifikimi Hamiltonin.