Mero Baze, botuesi i portalit TemA ka publikuar foton e mëposhtme dhe shkruan se do publikojë videon, ku presidenti Meta sipas tij ka takuar njerëz në kërkim.
“I maskuar me kapuç në fund të kompleksit të Gjirit të Lalzit, Ilir Meta është duke pritur në takim një prej njerëzve më të kërkuar nga drejtësia aktualisht në Durrës.
Meqë presidenti Meta thotë më nxirrni një foto, ne po i nxjerrim dy foto nga video-ja, me shpresë se do shpjegohet vetë për takimin me njerëz në kërkim, për të intimiduar votuesit në Durrës.
Por këto foto të presidentit mjaftojnë që ai të futet në listën e OFL-së, si gjithë personat me të shkuar kriminale. Zoti president, a mund t’ua thuash shqiptarëve me kë je në tavolinë?” – shkruan Baze.