Kryesore Braçe, Bashës: Doni ta digjni bulevardin? Digjeni! Por mos harroni…

Braçe, Bashës: Doni ta digjni bulevardin? Digjeni! Por mos harroni…

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka ashpërsuar tonet ndaj opozitës. Ai i ka kërkuar Luzim Bashës që të tregojë mënyrën e shtimit të pasurisë së tij dhe të personave që e ndjekin nga pas.

“Jeni një pol të varfërish, që mendoni se shqiptarët do ju ndjekin nga pas. Basha flet për varfëri, por nuk flet për shtimin e pasurisë së tij dhe personave që e ndjekin nga pas. Nuk kemi frikë nga protesta e ‘tmerrshme’ e 16 shkurtit”, tha Braçe.

“Do doja ti lusja gjithë ata pisa që nga foltorja e Kuvendit iu drejtohen socialistëve të ndershëm në këtë sallë apo jashtë kësaj salle, që ta mbyllin gojën. Krimet barbare nga viti ‘92, ‘96, ‘97 me kriminelë që dilnin nga burgjet dhe në 21 janar në mes të Bulevardit, duhet t’iu bëjnë jo vetëm të keni turp, por të largoheni dhe të mos ktheheni më. Ju që përmendni Byronë e Hetimit dhe SPAK, ju duhet të shkoni vetë para tyre, për pushkatimin e katër njerëzve pa gjyq më 21 janar”, deklaroi Braçe në Kuvend.

Zv.Kryeministri shtoi se Lulzim Basha është i vetmi që ka një akuzë publike për vjedhje dhe refuzon që t’i përgjigjet gjykatës. Ndërsa duke iu drejtuar Berishës, i kujtoi privatizimin e “AlbPetrol-it”, me 1 miliardë dollarë.

“Zgjidhja politike është vetëm vota! Doni ta digjni bulevardin? Digjeni! Aty e keni! Ja keni marrë dorën! Por mos harroni përballjen me ligjin. Demokratët nuk do të marrin asnjë votë të vetme, duke thënë se i kanë vrarë qytetarët në mes të Bulevardit”, tha Braçe.