Zv/kryeministri Erion Braçe, në një intervistë për TCH, deklaroi se sjellja e sotme e policisë në protestën e opozitës tregoi, sipas tij, se “në këtë vend zbatohet ligji edhe pa pushkatuar kundërshtarët në bulevard”.
“Sjellja e policisë në raport me një numër të vogël njerëzish të dhunshëm është një shenjë që në këtë vend zbatohet ligji edhe pa pushkatuar kundërshtarët në bulevard”, deklaroi Braçe.
Numri dy i qeverisë theksoi më tej se “sulmi kundër selisë së qeverisë ishte i organizuar, pavarësisht paralajmërimeve të ndërkombëtarëve për protestë paqësore”.
“Synimi ishte i qartë dhe banal: marrja me dhunë e pushtetit. Por, nuk na imponohet kush me dhunë, ne kemi agjendën tonë ku prioritet është reforma në drejtësi”, shtoi Braçe.