Partia Socialiste ka vijuar takimin në Divjakë, ku Erjon Braçe, deputet në këtë zonë uroi themeluesit për 28-vjetorin e PS. “Sot është 12 Qershori, dita e lindjes së Partisë Socialiste të Shqipërisë.
Do të doja t’u uroja ditën e lindjes së PS-së dhe ti shprehja mirënjohje socialistëve nga kjo zonë në partinë më të madhe dhe demokratike që ka njohur ky vend. Dua t’ia uroj ditën e lindjes së PS-së, Fatos Nanos, Gramoz Rucit, Dades, Meksit, Moikom Zeqos dhe cdo socialisti të ndershëm.
30 Qershori është një ditë me shenjë ku duhet të ndahemi nga ata njerëz që kanë djegur breza të tërë shqiptarësh në këtë vend. Nuk mund t’ia falim Berishës, Bashës, Kryemadhit dhe Metës edhe një brez tjetër të djegur, duam të shkojmë përpara.
Nuk ka Zot në këtë vend të mohojë të drejtën e votës, kush ka lajthitur i bën llogaritë gabim. Ne nuk shitemi dhe blihemi, ne vetëm fitojmë. Ta harrojmë cdo kush që mund të na pengojnë, pavarësisht ofiqit.” tha ai.