Brad Pitt u shndërrua në imunologun e task-forcës në SHBA Anthony Fauci gjatë episodit të radhës të “Saturday Night Live” për të komentuar dhe tallur disa deklarata mbi temën e koronavirusit të Donald Trump. “Presidenti mori disa liri me udhëzimet tona, kështu që sonte unë do të doja të shpjegoja se çfarë po përpiqej të thoshte,” thotë Pitt-Fauci.
Gjatë skeçit, regjia transmeton disa video me deklarata të ndryshme të Trump dhe, herëpashere, Pitt-Fauci komenton mbi to. Përballë pohimeve të presidentit se “kompanitë do të arrijnë të prodhojnë relativisht shpejt vaksinën”, “super-eksperti nga Shtëpia e Bardhë” komenton: “Relativisht së shpejti është një frazë interesante. Relativisht sa e gjithë historia e Tokës, natyrisht, vaksinat do të arrijnë shumë shpejt. Por nëse do t’i thuash një shokut “do të vij te ti relativisht shpejt” dhe më pas i shkoni për vizitë një vit e gjysmë më vonë… eh, shoku tuaj relativisht mund t’i ngrihen nervat”.
Në një video tjetër Trump thotë se “virusi një ditë do të zhduket, si për mrekulli”. “Një mrekulli do të ishte fantastike – kundërpërgjigjet Pitt-Fauci – Kush nuk i do mrekullitë. Por mrekullitë nuk duhet të jenë Plani A”. Në një rast tjetër Trump shpjegon se “testet janë të bukura”, për të cilat aktori komenton: “Unë nuk e di nëse do të mund t’i përcaktoja testet të bukur, vetëm nëse përcaktimi juaj për bukurinë është ai i një topi pambuku që ju gudulis trurin”.
Skena është e heshtur paskëtaj, vetëm një shprehje e jashtëzakonisht mosbesuese, përpara propozimit të Trump për të vrarë virusin me injeksione dezinfektuese. Dhe më në fund Pitt heq parukën dhe syzet dhe i drejtohet doktorit të vërtetë Fauci, duke i thënë: “Faleminderit për qetësinë dhe qartësinë në këtë kohë stresuese”.
Më herët, ka qenë vetë Fauci i cili gjatë një interviste me CNN përmendi emrin e Brad Pitt kur gazetari e pyeti se cili aktor do të dëshironte ta personifikonte në një skeç të mundshëm në “Saturday Night Live”.