Brad Pitt dhe Jennifer Aniston do të bashkohen sërish pas 20 vitesh për të risjell për publikun komedinë hit të vitit 1982, “Fast Times”.
Do të jetë një rilexim i komedisë që bën bashkë nostalgjikët e viteve ’80, mes tyre aktorët Julia Roberts, Matthew McConaughey, Morgan Freeman, Henry Golding, Dane Cook and Sean Penn, ky i fundit mori famën pikërisht pas rolit të tij në filmin origjinal të thuajse 40 viteve më parë.
Brad dhe Jennifer bashkohen bashkë në ekran, pas shfaqjes së aktorit në një seri të “Friends” në vitin 2001, një vit pasi ishin martuar por që prej asaj kohe, asnjëri prej tyre nuk ka pranuar të luajë në krah të njëri tjetrit.
Çifti u martua në Malibu në korrik të vitit 2000 dhe u ndanë zyrtarisht në vitin 2005 me Brad që do të martohej vetëm pak muaj pas divorcit me Angelina Jolie. Por, pavarësisht rrethanave, ish çifti ruajti miqësinë ndër vite, ndërsa pak kohë më parë, Brad u shfaq papritur në festën e 50 vjetorit të Jennifer. Dyshimet për një rikthim të tyre bashkë lindën pas takimit të ngrohtë në janar të këtij viti në “Screen Actors Awards”.