Përveçse luajtën së bashku në filmin “Once Upon a Time in Hollywood”, Brad Pitt dhe Leonardo DiCaprio janë edhe miq shumë të mirë.
Ky ishte filmi i tyre i parë së bashku dhe është e qartë se ata shijuan kohën që punuan me njëri-tjetrin, të paktën sipas deklaratave të tyre ne media.
Pitt foli me “Entertainment Weekly” për miqësinë e tij me DiCaprion, ku zbuloi edhe një nofkë që kolegu i kishte vënë gjatë xhirimeve.
“Dashnor. Ai më quan dashnor”, tha Pitt duke bërë një pauzë të shkurtër e më pas vazhdoi: “Është pak konfuze, por unë përshtatem me të”.
Pitt tha se të krijonte një lidhje me DiCaprion ishte shumë e lehtë. Ai tha se me të gjithë djemtë e kastit qeshnin e kishin shumë respekt për njëri-tjetrin.
Brad Pitt fitoi çmimin si aktori më i mirë dytësor në “Golden Globes” dhe DiCaprio u nominua për të. Të dy janë nominuar gjithashtu për çmimet “Oskar” për të njëjtat role.