Brazili mund të bëhet vendi me numrin më të madh në botë të vdekjeve nga koronavirusi, nëse nuk do të ketë ndryshime domethënëse në masat e parandalimit të sëmundjes, sipas një projeksioni të bërë nga Instituti i Metrikës i Universitetit të Uashingtonit.
Metoda matematikore e përdorur nga Shtëpia e Bardhë për të monitoruar të dhëna për pandeminë, parashikojnë që më 29 korrik, Amerika e Jugut mund të ketë 137 500 vdekje ndërsa në SHBA 137 000.
Nëse projeksioni do të konfirmohet, territori brazilian do të regjistronte rekordin botëror të vdekjeve nga Covid-19.
Rritja dramatike e rasteve në Brazil është regjistrua në 30 ditët e fundit duke kaluar nga 10 000 vdekje më 9 maj në 38 000 më 9 qershor.