Sport Lautaro s’duron më, gati të kërkojë publikisht t’i bashkohet Messit

Lautaro s’duron më, gati të kërkojë publikisht t’i bashkohet Messit

Lautaro Martinez po ushtron presion ndaj Interit, për t’i bindur drejtuesit që ta lejojnë të realizojë ëndrrën e tij: të luajë përkrah Messit te Barcelona. Argjentinasi është i vendosur për këtë transferim, aq sa ka nisur të trazojë ujërat në një moment kur gjithçka ka rënë në qetësi. 22-vjeçari, sipas katalanes “Sport”, është gati ta kërkojë publikisht shijen te Barça. Marrëveshja dukej e kryer para pak javësh, pas raportimeve se klubi “blaugrana” dhe futbollisti kishin rënë dakord për një kontratë pesëvjeçare. Por problem mbetet kërkesa e palëkundur e Interit për para “cash”, duke hedhur poshtë përfshirjen e disa lojtarëve të tjerë në bisedime.

Barcelona gjithmonë ka shprehur gatishmërinë për të paguar deri 65 milionë euro, kurse pjesa tjetër do të plotësohej duke i ofruar Interit disa lojtarë. Zikaltrit, nga ana e tyre, duan të paktën 80-90 milionë euro në dorë, plus një lojtar të Barçës.

Mes dy klubeve ndodhet Lautaro, tashmë i lodhur nga qëndrimet e tyre. Pasi siguroi Conten se do të japë maksimumin e mundshëm për Interin deri në fund të sezonit, ai është gati të ngrejë zërin për të ndjekur ëndrrën e tij.