“2020 është një vit kritik për rajonin dhe marrëdhëniet e ndërsjella midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, si edhe sa i perket rritjes ekonomike te vendeve te rajonit. Keshilli I Bashkëpunimit Rajonal mbetet një partner i besueshëm i BE-së në rajon, por gjithashtu edhe një partner i besueshëm i rajonit në BE. Të gjithë kemi shpresa dhe pritshmëri të mëdha për zhvillime të reja, pozitive gjatë Presidencës Kroate të BE-së dhe Samitit të ardhshëm në Mars. Ky proces ka të bëjë me bashkëpunimin, në axhendat e përcaktuara qartë drejt qëllimit të përbashkët – anëtarësimit të rajonit në BE”, tha Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal në takimin me Oliver Varhelyi, Komisioneri i BE për Fqinjësinë dhe Zgjerimin.
Komisioneri Varhelyi theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor në përshpejtimin e zhvillimit ekonomik dhe integrimin në BE.
Gjatë vizitës së saj zyrtare në Bruksel, Sekretarja e Përgjithshme Bregu u takua gjithashtu me Mariya Gabriel, Komisionerin Evropian për Inovacionin, Kërkimin, Kulturën, Edukimin, Rininë dhe Sportin, dhe diskutuan projektin e ardhshëm të KBR për Rininë që po financohet nga BE.
“Rinia është potenciali më i madh i rajonit, qe mund te sjelle ndryshime dhe zhvillim, dhe vënia e te rinjve në qendër të vëmendjes është diçka në të cilën duhet të përqendrohemi të gjithë, veçanërisht në Ballkanin Perëndimor, pasi statistikat e demografisë janë të frikshme. Popullsia e përgjithshme e moshës së punës në rajon ka rënë nga më shumë se 400,000 individë në 5 vitet e fundit, përfshirë të rinjtë që largohen për të kërkuar punë ose arsimim diku tjetër”, theksoi Bregu.
“KBR e ka marrë seriozisht këtë çështje dhe me mbështetjen e Bashkimit Evropian, si dhe të partnerëve tanë në qeveritë e rajonit, me Projektin tonë të ri rajonal të Laboratorit Rinor, ne planifikojmë e të kuptojmë se cilat do të ishin zgjidhjet e përshtatshme për të rinjtë që do të funksiononin, duke çuar në politika të përmirësuara në ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, për t’i mbajtur të rinjtë në rajon”.
Komisioneri Gabriel përsëriti mbështetjen e fortë të BE ndaj përparësive të Ballkanit Perëndimor në inovacionin, arsimin, rininë, kërkimin shkencor dhe kulturën.
Sekretarja e Përgjithshëm e KBR u mori pjesë edhe në takimin e Punës për Rajonin e Ballkanit Perëndimor (COWEB) të mbajtur sot në Bruksel, duke diskutuar marrëdhëniet e BE me rajonin e Ballkanit Perëndimor.