Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), Majlinda Bregu mori pjesë dje në sesionin e strategjisë të organizuar nga Qendra Evropiane e Këshillit Atlantik në Uashington, ku foli për audiencën e drejtpërdrejtë dhe online të anëtarëve të shquar të Departamentit të Shtetit Amerikan, Këshillit të Sigurisë Kombëtare Dhomës Përfaqësuesve te SHBA dhe anëtarët e komunitetit akademik, mbi bashkëpunimin rajonal, perspektivën e Ballkanit Perëndimor-BE dhe perspektivën e një tregu gjithëpërfshirës në rajon, si dhe mbi çështjet e ngutshme të sigurisë dhe agjendës së gjelbër.
Bregu foli për rëndësinë e rolit të SHBA-së në Ballkanin Perëndimor dhe sinkronizimit te politikës SHBA-BE në rajon, duke theksuar sfidat kryesore me të cilat ballafaqohet rajoni, të tilla si ikja e trurit, kërcënimet shoqërore dhe të sigurisë, mosbesimi ndaj institucioneve dhe udhëkryqet në rrugën e integrimit evropian.
Sesioni u moderua nga Jim O’Brien, Nënkryetar i Grupit Albright Stonebridge në ambientet e të cilit u mbajt seanca.
Më vonë gjatë ditës Bregu u takua me zyrtarin e Departamentit të Shtetit Amerikan, përfshirë të dërguarin e sapoemëruar të Departamentit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Bregu falënderoi Escobar për mbështetjen e tij për integrimin ekonomik rajonal dhe tha se ajo ishte duke pritur për një bashkëpunim më të ngushtë në të ardhmen.