Kryesore Qeveria “Rama 3” betohet te Presidenti Meta, mblidhet Këshilli i Ministrave

Qeveria “Rama 3” betohet te Presidenti Meta, mblidhet Këshilli i Ministrave

Pasi mori besimin e 77 deputetëve në Kuvend, qeveria e re “Rama 3” është betuar edhe te Presidenti Ilir Meta, i cili më herët kishte dekretuar kabinetin e ri qeveritar.

Në mbledhjen e parë të qeverisë, kryeministri Rama e njohur menjëherë kabinetin e ri me Kodin Etik që duhet të respektojnë ministrat, por edhe zëvendësit e tyre, duke përfshirë edhe ndalimin e udhëtimeve të luksit apo dhuratat.

“Në kod nuk shkruhet që asnjë anëtar i qeverisë nuk mund të fluturojë me “business class” jashtë shtetit. As edhe që të drekojnë, përveç për festa familjare, apo drekat edhe darkat janë për arsye pune. Dy të parat për udhëtimet dhe pushimet përgjithësisht janë zbatuar. Kjo ka ndryshuar më parë që anëtarët e qeverisë udhëtonin si biznesmenë apo shulleheshin në plazhet e botës. Një ministër nuk mund të pranojë bileta udhëtimi nga kompani private për bashkëshortin. E njëjta gjë vlen edhe për veturat e qarkullimit në rrugë. Po njësoj edhe ndalimi i makinës së ministrit nga familjarët në mungesë të tij. Ndalimi në kafene dhe lokale në ditët e punës”, tha kryeministri.

Pas mbledhjes së qeverisë, Kryeministri Rama pritet të niset drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, atje ku do të marrë pjesë në sesionin e 76 të Asamblesë së OKB-së që do të mbahet në Nju-Jork e do të zgjasë deri më 27 tetor.