Ushtria ruse ka lejuar realizimin e një seti fotografik brenda një prej fabrikave të saj ku prodhohen tanku që është përdorur në luftëra të ndryshme, më e fundit ajo në Siri.
Makineria më e frikshme e luftës është tanku 45-tonësh, T-72B3, një version i përmirësuar i tankut sovjetik T-72, i cili u përdor fillimisht në vitin 1971 gjatë konfliktit Irak-Iran, por edhe në luftërat në Çeçeni në mes të viteve 1990.
Versioni i ri ka disa parametra të përmirësuar. Ka një motor tërësisht të ri, shënjestra të reja dhe një sistem kontrolli tërësisht modern. Tanku i parë është prodhuar në vitin 2013, ndërsa të tjerë i janë dorëzuar ushtrisë ruse në vitet 2016 dhe 2017.
Prodhimi i tankut bëhet në një fabrikën Uralvagonzavod, në qytetin rus Nizhny Tagil, ku inxhinierët dhe specialistët testojnë mjetin para se t’ia dorëzojnë ushtrisë. Një version special i tankut, T-72B3, i është dhënë së fundmi Trupave Ajrore Ruse, VDV.