Luksemburgu është i pari vend në botë që e ka bërë të gjithë transportin publik falas. I sapo rizgjedhuri kryeministër Xavier Bettel dhe koalicioni qeverisës ka njoftuar se deri në verë do të kenë hequr të gjitha biletat për trena, tramvaje dhe autobusë. Duke synuar tek distancat e gjata dhe gjurmët e karbonit në vend, lëvizja e re shpreson të lehtësojë trafikun. Qyteti i Luksemburgut, kryeqytetit i Dukatit të Madh, vuan bllokimin më të madh të trafikut në botë.
Një studim i kryer në vitin 2016, doli në përfundimin se ngarësit në kryeqytet kishin shpenzuar mesatarisht 33 orë në trafik. Ndërsa vendi ka gjithsej 600 mijë banorë, thuajse 200 mijë njerëz që jetojnë në Francë, Belgjikë dhe Gjermani kalojnë kufirin çdo ditë për të punuar në Luksemburg. Këtë vit, Luksemburgu nisi të ofrojë transport falas për këdo që është nën moshën 20 vjeç. Nxënësit e shkollave 8 vjeçare gjithashtu kanë udhëtuar në furgonë falas nga shkolla drejt shtëpisë. Luksemburgu aktualisht ka numrin më të madh të makinave në raport me popullsinë, në Bashkimin Europian.
Siç raportojnë mediet e huaja, pritet të merret një vendim edhe për ndarjet e klasit të parë dhe të dytë në trena. Udhëtarët tani paguajnë 2 euro për më shumë se dy orë udhëtim, që mbulon thuajse të gjithë udhëtimet në vendin e vogël, prej 2500 kilometrash katrorë. Koalicioni qeverisës ka thënë se po planifikon të ulë taksat për udhëtarët, një përftim që ka qenë i disponueshëm në bazë të distancave të udhëtuara. Duke nisur nga 2020, të gjithë biletat do të zhduken, për të kursyer në mbledhje ne tarifave dhe politikat e blerjeve të biletave.