Peshëngritësi shqiptar Briken Calja ka fituar dy medalje në Evropianin e Peshëngritjes, që po zhvillohet në Moskë.
Sportisti nga Elbasani fitoi medalje argjendi në shtytje, në kategorinë 73 kg.
Ndërsa në dygarësh, Çalja fitoi medalje bronzi.
Përpara se të merrte medaljet, Çalja u përlot, duke qenë se besonte se mund të kishte arritur një rezultat edhe më të mirë.
Në podium, organizatorët i kishin marrë të gjitha masat kundër përhapjes së Covid-19, me peshëngritësit dhe vajzat që dorëzojnë medaljet, të gjithë me maska.