Një grup deputetësh po bëjnë thirrje për një taksë mbi fitimet e kompanive të mediave sociale, duke thënë se firmat po veprojnë në kundërshtim me rregullat e internetit. Gjatë një hetimi një vjeçar mbi ndikimin shëndetësor të mediave sociale, raporti thekson se industria duhet të bëjë më shumë për të mbrojtur fëmijët dhe të rinjtë nga mediat online. Qeveria do të publikojë propozimet e veta brenda disa javësh.
Sipas raportit thuhet se po hulumtohen të gjitha llojet e hapave për të rritur sigurinë në internet. Komisioni parlamentar për mediat, shëndetin dhe mirëqenien mendore, ftuan ekspertë, shoqata bamirësie, prindër dhe të rinj për të dhënë dëshmi për hetimin e tyre.
Raporti zbuloi se edhe pse mediat sociale kishin shumë efekte pozitive, ato gjithashtu mund t’i ekspozojë të rinjtë ndaj ngacmimit kibernetik, vetë-dëmtimit dhe ndjenjave të vetëbesimit të ulët.
Raporti pranoi se ka akoma një mungesë të provave të forta shkencore që mediat sociale në të vërtetë shkaktojnë probleme të shëndetit mendor tek të rinjtë, por tha se duhen marrë masa parandaluese për të minimizuar çdo dëm potencial.
Muajin e kaluar, mjekët në Mbretërinë e Bashkuar kanë dhënë udhëzime për kohën e ekranit, duke thënë se fëmijët duhet të largohen nga ekranet çdo dy ore dhe telefonat duhet të mbahen larg nga dhomat në kohën e gjumit.
Raporti, i shkruar në bashkëpunim me Shoqërinë e Shëndetit Publik, thotë se kompanitë si Facebook, Instagram dhe YouTube kanë filluar të adresojnë dëmet shëndetësore, por ka ende vend për përmirësim.
Chris Elmore MP, kryetar i APPG për mediat sociale, shëndetin dhe mirëqenien mendore të të rinjve tha se raporti ishte një thirrje për reflektim. Shirley Cramer CBE, shefe ekzekutive e RSPH, tha se prioritet ishte rregullimi, dhe një ligj për të mbrojtur përdoruesit e cenuar në një “shesh lojrash digjitale pa ligj”.
Ajo gjithashtu tha se donte të shihte industrinë që mbështeste kërkime të mëtejshme për të përmirësuar kuptimin tonë për dëmet shëndetësore, si dhe për përfitimet, nga mediat sociale. “Ne shpresojmë që gjetjet tona të njihen dhe të përfshihen në Dokumentin e Bardhë të ardhshëm nga Departamenti Kulturës dhe Mediat Dixhitale, në mënyrë që të mund t’i informojmë të rinjtë tanë për të menaxhuar marrëdhëniet e tyre me mediat sociale, duke mbrojtur shëndetin e tyre mendor” tha zonja Cramer.
Një zëdhënëse e qeverisë tha: “Qeveria së shpejti do të publikojë një Letër të Bardhë e cila do të përcaktojë përgjegjësitë e platformave online, se si duhet të përmbushen këto përgjegjësi dhe çfarë do të ndodhë nëse nuk janë.”