Qeveria britanike do të investojë 1.6 miliardë dollarë për atë që e ka cilësuar si superkompjuteri më i fuqishëm në botë, në mënyrë që të mund të bëjnë parashikime të sakta të motit.
Super-kompjuteri i ri do të përdoret nga Shërbimi Kombëtar i Motit për të parashikuar stuhitë, për të zgjedhur zonat më të përshtatshme për mbrojtjen nga përmbytjet dhe parashikimin e ndryshimit global të klimës.
Kjo do të lejojë që aeroportet të parashikojnë më mirë motin, ndërsa sektori i energjisë do të përdorë të dhëna të sakta për të parandaluar ndërprerjet e energjisë dhe luhatjet e tensionit.
Përfundimi i punës për superkompjuterin, projekt nga Instituti Meteorologjik, është planifikuar për në fund të vitit 2022.
Super-kompjuteri i ri, thotë qeveria, do të rrisë aftësinë e tij informatike me gjashtë herë në fazën e parë.