Qeveria britanike konfirmon se rreth 40 mijë veshje kirurgjikale të porositura nga Turqia nuk iu janë dhënë stafeve mjekësore për t’u përdorur pasi nuk plotësojë standardet e sigurisë.
Ngarkesa me pajisjet mbrojtëse personale mbërriti muajin e kaluar në Britani dhe tashmë mbahet e bllokuar në një depo të qeverisë. Nuk dihet nëse autoritetet britanike do të kërkojnë kthim të parave për këto veshje që nuk plotësojnë standardet
Gjatë ditëve të para të pandemisë, mjekët dhe infermierët në Britani u ankuan për mungesën e veshjeve adekuate, dorashkave, maskave dhe për këtë arsye qeveria u detyrua t’i porosiste ato jashtë vendit për të plotësuar kërkesat.