Britanikët votojnë sot në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Rreth 9 milionë britanikë me të drejtë vote janë thirrur për të votuar dhe prej orës 07:00 kur u hapën kutitë e votimit, pjesëmarrja ka qenë e lartë.
Procesi i sotëm ka një rëndësi të veçantë, pasi konsiderohet edhe si një referendum për BREXIT-in.
Sondazhet nxjerrin në krye konservatorët e Kryeministrit Boris Johnson, me një diferencë prej rreth 12% me laburistët në opozitë. Johnson mbështet daljen me ose pa marrëveshje nga Bashkimi Europian.
Me kërkesë të tij u organizuan zgjedhjet e 12 Dhjetorit, pasi sipas tij kështu do t’i jepej mundësi popullit të vendoste për marrëveshjen e re të arritur prej tij me Brukselin.
Ndërsa laburistët janë të hapur edhe për mundësinë e një referendumi të dytë që mund të anulojë shkëputjen nga BE.