Bashkimi Europian akuzoi sot Rusinë se por rrit tensionet me Kievin, pas njoftimit që Moska do të lehtësojë dhënien e pasaportave ruse për banorët në lindje të vendit.
“Ne presim nga Rusia që të mos bëjë veprime në kundërshtim me marrëveshjet e Minskut dhe që të mos pengojë riintegrimin e plotë të zonave të kontrolluara nga separatistët”, paralajmëroi BE-ja në një komunikatë.
“Të gjitha palët duhet të përmbushin plotësisht angazhimet e marra sipas marrëveshjeve të Minskut”, thuhet në këtë tekst.
“Çasti i këtij njoftimi, menjëherë pas presidencialeve, që treguan lidhjen e fortë të Ukrainës tek demokracia dhe shteti i së drejtës, tregon synimin e Rusisë për të destabilizuar edhe më shumë Ukrainën dhe për të përkeqësuar konfliktin”, theksoi zëdhënësja e shefes europiane të diplomacisë, Federica Mogherini.