Ekziston një datë përtej së cilës Gigi Buffon nuk do të mund të presë më. Është 23 maji, dita e finales së Kupës së Italisë kundër Atalantës. Nëse deri atë ditë Juventusi nuk di të ndihet, atëherë për ish-numrin 1 të Juventusit do të jetë koha për të gjetur rrugë tjetër për të përshkuar. Një tjetër i klub i madh për Gigin ose lamtumirë futbollit.
Nuk do të jetë e lehtë për dikë si ai që të vendosë. Në këtë sezon të vështirë, për shkak të një pandemisë globale, ai ka luajtur pak, por ishte, më shumë se gjithçka tjetër, motivuesi i grupit. Mbetet Kupa e Italisë, garë në të cilën ai është titullari i portës bardhezi. Përveç kësaj, 43-vjeçari ka marrëdhënie të mira me klubin dhe pa dyshim me trajnerin Andrea Pirlo. Edhe marrëdhënien me Szczęsny, portierin titullar, e ka të shkëlqyer.
Buffon dëshiron të luajë më shumë, por jo me çdo kusht. Madje rekordi i famshëm i Ballotta nuk është një fiksim. Ai dëshiron të vijojë në një klub të rëndësishëm, si titullar. Në rast se propozimi i duhur nuk i vjen, gjithashtu mund “t’i varë dorezat në gozhdë”, duke i dhënë fund një karriere të jashtëzakonshme.