Tabloidi britanik Daily Mail ka publikuar video nga vendstrehimi ku do të qëndrojnë azilkërkuesit, mes tyre edhe shqiptarë.
Godina 3-katëshe, e rrethuar nga deti, është sa një fushë futbolli dhe ka 222 dhoma gjumi me banjo, një palestër dhe një mensë 24-orëshe. Azilkërkuesit do të marrin pjesë në aktivitete duke përfshirë kriketin, çiklizmin, shëtitjet në fshatin Dorset.
Ata gjithashtu do të marrin pjesë në ‘ngjarjet kulturore’ të organizuara dhe do të kenë mundësi që të udhëtojmë me autobusë dhe taksi falas për të shijuar qytetet lokale. Autobusët çdo orë nga ora 7 e mëngjesit deri në 23:00 do t’i transportojnë burrat në Weymouth, një vendpushim bregdetar aty pranë me një plazh, flotë anijesh peshkimi dhe marinë.
Nëse humbasin autobusin e orës 23:00 për në godinë, ofrohen taksi falas duke telefonuar një numër të veçantë. Përveç ushqimit, akomodimit dhe transportit falas, çdo azilkërkuesi i jepen 9,58 £ në javë para xhepi.
Midis azilkërkuesve ka njerëz që janë me aftësi të kufizuara, që i kanë mbijetuar torturave dhe skllavërisë moderne dhe që kanë pasur përvoja traumatike
“Të strehosh çdo qenie njerëzore në një “burg pothuajse lundrues” si Bibby Stockholm është çnjerëzore”.
“Të provosh dhe ta bësh këtë me këtë grup njerëzish është jashtëzakonisht mizore. Edhe vetëm marrja e njoftimeve po u shkakton një ankth të madh”, thanë disa nga azilkërkuesit.