Sport PSG në kaos, edhe Neymar kërkon largimin e menjëhershëm

PSG në kaos, edhe Neymar kërkon largimin e menjëhershëm

PSG nuk gjen qetësi. Skuadra franceze që është bërë kryefjalë për shkak të çështjes Mbappe, tashmë do t’i duhet të merret edhe me kërkesën e papritur për largim të Neymar.

Sipas l’Equipe, kampioni brazilian ka vendosur të largohet dhe këtë ua ka komunikuar drejtuesve të dielën. Braziliani ka kërkuar një shitje të menjëhershme në takimin e së dielës, pavarësisht se ka një kontratë që i sjell fitime prej 30 milionë eurosh në sezon.

Neymar ka diskutuar me familjen dhe agjentin e tij Pini Zahavi duke rënë të gjithë së bashku dakord se ishte koha për një aventurë larg Parisit. Një vendim që bie ndesh me deklaratat e disa javëve më parë, në të cilat ai shpjegoi se donte të vazhdonte të luante në Paris.

Futbollisti ka shprehur dëshirën për tu rikthyer te Barcelona, klubi nga i cili u largua në verën e vitit 2017 për shumën rekord prej 222 milionë eurosh, por trajneri Xavi nuk është i bindur nga operacioni i kthimit.

I mbërritur në Paris në vitin 2017 nga Barcelona, Neymar ka luajtur gjithsej 173 ndeshje duke shënuar 118 gola. Ai ka fituar pesë kampionate, tre Kupa të Francës, dy Kupa të Ligës dhe tre Superkupa.

Zero, megjithatë, trofetë europianë për brazilianin, edhe pse kjo ishte arsyeja kryesore pse Al-Khelaifi vendosi t’i paguajë Barçës klauzolën stratosferike dhe ta veshë me ar brazilianin.

Tashmë rreziku është konkret që askush të mos mbetet nga treshja e çudirave Messi-Mbappé-Neymar.