Të gjithë qytetarët, të cilët rivendosin në rrugët kombëtare tabelat apo vazhdojnë të ndërtojnë objekte përgjatë këtyre akseve, do të ndiqen penalisht.
Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Afrim Qëndro tha se denoncimi do të bëhet nga kompanitë e mirëmbajtjes.
“Dua t’u bëj një thirrje të gjithë qytetarëve dhe gjitha bizneseve që të mos vendosin sërish këto që ne po i heqim ose të tjera. Nuk do të veprohet vetëm me heqje, por do të ndiqen penalisht nëpërmjet denoncimit që do të bëjnë kompanitë e mirëmbajtjes, që operojnë në të gjitha akset kombëtare”, deklaroi Qëndro.
Punonjësit e Drejtorisë së Rrugëve dhe të Inspektoriatit të Territorit janë duke përfunduar pastrimin e aksit Tiranë–Durrës dhe Shkozet–Plepa.
Më pas në radhë është rruga Tiranë–Vlorë dhe Tiranë–Hani i Hotit.