Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Alket Arapajn.
Gardisti tre ditë më parë vrau bashkëshorten e tij në banesën e çiftit, në Allias.
44-vjeçari e ka qëlluar të shoqen me armën e shërbimit, rreth orës 6 të mëngjesit.
36-vjeçarja ka humbur jetën ndërsa punonjësi i gardës është arrestuar më pas nga efektivët e Komisariatit Nr.5.
Çifti ishte praktikant i rregullt i Islamit dhe prindër të një vajze të mitur. Prej një muaji viktima kishte nisur punë në rrobaqepësinë e së motrës.