Një vit nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Selenicë të Vlorës ku Ridvan Zykaj vrau 8 familjarë të tij për arsye banale gjykata ka dhënë dënimin.
Ai është dënuar me burgim të përjetshëm. Në 10 Gusht të 2018-ës, Zykaj kreu një masakër duke qëlluar viktimat në banesën e tyre.
Më pas ai u arratis por u kap nga policia në orët e para të mëngjesit të ditës tjetër.
Edhe pas krimit ai nuk ka shprehur asnjëherë pendese.