Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj gjatë takimit që zhvilloi në Bashkinë e Pustecit me homologun e tij maqedonas Oliver Spasovski nuk u ka shpëtuar pyetjeve të gazetarëve në lidhje me luftën ndaj korrupsionit në vend dhe çështjen e hapjes së negociatave.
Duke marrë shkas nga ngjarjet më të fundit në Maqedoninë e Veriut ku u arrestua prokuroria speciale, Katica Janeva, gazetarët e pyetën ministrin nëse vendi ynë I ka përmbushur kriteret sa I takon luftës ndaj korrupsionit ashtu si fqinjët tanë.
I ndodhur përballë kësaj pyetje, ministri deklaroi se dhe në Shqipëri është në ndjekje penale ish-prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla ndërsa theksoi se vendi ynë i ka përmbyshur të gjitha detyrat që i ka dhënë BE.
“Meqenëse shkuat direkt te prokurorja, sa di unë edhe këtu është në ndjekje penale ish-prokurori i përgjithshëm. Detyrat e vendit sa i takon negociatave i kemi përmbushur ë së miri. Nuk ka ende një datë për çeljen e negociatave për të dy vendet. Vendimi pritet të merret në mes të tetorit”, tha Llalla.