Ka shumë gjëra që burrat as nuk i dinë se ekzistojnë para se të jetojnë 24/7 me një grua në shtëpi. Një pjesë e mirë e tyre tregon detajet “shokuese” që zbuluan dhe praktikisht janë në një botë tjetër.
1 – “Krejt papritur, kuptova që dushi dhe larja e flokëve janë dy ngjarje të ndara nga njëra-tjetra.”
2- “Mësova se larja e tualetit çdo ditë është proces shumë i rëndësishëm nga ç’kisha menduar unë.”
3- “Sa shumë të shtrenjta janë markat e rrobave për gratë!”
4 – “Kuptova që xhepat janë shumë të rrallë në pantallonat e grave. Kam kaq vjet i martuar dhe ende jam i shokuar prej këtij fakti.”
5- “Jam tmerruar sa herë hyja në banjë dhe mendoja se ajo çfarë po shihja ngjitur pas muri ishte një merimangë me 52 këmbë, por në fakt ishin thjesht flokët e këputur të saj.”
6- “S’e mendova kurrë se do të vinte një ditë që ajo të vishte rrobat e mia. T-shirt, pulovrat, madje dhe as mbathjet nuk ishin më të miat!”
7- “Mësova që kurrën e kurrës rrobat e saj s’duhen tharë me një tharëse.”
8 – “Kuptova që ajo ka vetëm 1 palë reçipeta shumë të mira. Janë vetëm 1 dhe detyra jote si burrë është të mbrosh reçipetat e mira. Larg qoftë të humbasin apo t’i vësh në raftin e gabuar. Ajo që s’kam për të kuptuar kurrë është pse keni vetëm një palë reçipeta fiksim? Pse?”
9- “Që hidratanti përdoret gjithashtu edhe për trupin.”
10- “Kuptova që kisha larë gabim enët gjatë gjithë jetës.”