“Rrugë e gabuar, kurs i gabuar”. Me këto fjalë e ka komentuar ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati vendimin e presidentit maqedonas Ivanov, kundër platformës së partive shqiptare.
“Shqiptarët e Maqedonisë janë popullsi shtetformuese dhe në këtë kontekst, frika për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë, më të barabartë, më solide, në përputhje me respektimin e vlerave europiane mbi të cilat qëndron Maqedonia si shtet është një rrugë e gabuar dhe një kurs i gabuar”, ka thënë Bushati.
Nga Athina, ku ndodhet për një vizitë zyrtare, Bushati ka deklaruar se shqiptarët historikisht kanë qenë një faktor shtetformues në Maqedoni.