Kryesore Bushati: Rasti i fundit në Shkodër, pika e derdhjes. Na takon të...

Bushati: Rasti i fundit në Shkodër, pika e derdhjes. Na takon të themi “na falni”

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati tha se gjatë mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste është diskutuar situata në Shkodër, e krijuar pas dorëheqjes së kandidatit socialist për Bashkinë, Valdin Pjetri.

Me rasti e fundit në Shkodër kemi pikën e derdhjes. 30 vjet pas rënies së komunizmit, ka shumë mundësi që PS dhe të gjitha partitë, t’i ofrojnë njerëzve përfaqësues më të mirë. Kjo nuk trajtohet me zhvendosje vëmendjeje me shkarkime në masë që nuk kanë asnjë lidhje me çështjen”, tha Bushati.

Mendoj që tanimë kjo është një çështje që shkon përtej mureve të kësaj organizate. Ne jemi politikanë, jo gjyqtarë, por kemi përgjegjësinë për të hapur një debat dhe trajtuar rrënjët e këtij fenomeni.

Që kanë lidhje me nevojën për reformë politike brenda familjeve politike. PS është dhe duhet të jetë partia e intelektit, progresit dhe komuniteteve.

Përgjegjësia për të kaluarën e gjithsecilit është përgjegjësi individuale, ne na takon të themi edhe “na falni” për rastet në fjalë dhe për komunitetet e caktuara dhe të propozojmë reforma politike që ndërtojnë sisteme imunitare për një jetë tjetër politike. Kemi përgjegjësinë e madhe për të shfarosur këtë fenomen”, shtoi ai.