Banka Botërore e rendit Shqipërinë në vendin e 58 nga 190 që janë në listën e Doing Business 2017.
Këtë të dhënë e ka bërë të ditur Ministria e Financave, përmes një postimi në profilin e saj në rrjetet sociale.
Në njoftimin për shtyp nënvizohet se, në renditje Shqipëria ndodhet 32 vende më lart se në vitin 2016, duke e bërë tregun shqiptar më tërheqës.