Extra Butani, mbretëria mahnitëse e vendit më të lumtur në botë (FOTO)

Butani, mbretëria mahnitëse e vendit më të lumtur në botë (FOTO)

Butani është Mbretëria budiste në krahun lindor të Himalajeve.

I famshëm për manastiret, kështjellat dhe peizazhet e mrekullueshme nga rrafshnaltat, luginat e deri te malet e thepisura.

Popullsia e Butanit është vetëm 716,000 banorë, me një dendësi 19 banorë për metër katror, gjë që do të thotë se hapësirat janë të shumta.

Banorët e Butanit krenohen se janë një prej vendeve më të lumtura në botë.

 

Në Butan ndodhen rreth 677 akullnaja dhe 2,674 liqene akullnajore.

 

Rrugëtimi Nub Tsho Na Pata, kalon kryesisht në pjesën e pabanuar të rajonit, nëpër liqene alpine, shtigje malore, etj. Gjatë këtij rrugëtimi ju mund të shikoni disa prej kafshëve më të rralla që ndodhen këtu, si leopardët e borës, delet blu, arinjtë e zinj dhe drerët. Rrugëtimi është i gjatë rreth 50 kilometra dhe zakonisht zgjat rreth pesë ditë.

 

Foleja e Tigrit (Tiger’s Nest) është një nga atraksionet me numrin më të lartë të turistëve. Ajo ndodhet rreth 915 metra mbi luginën Paro.

 

Tempulli i Folesë së Tigrit u ndërtua fillimisht në vitin 1692. Por në vitin 1998, si pasojë e rënies së zjarrit, ai u dogj plotësisht. Falë një financimi prej 1.3 milionë paund nga mbreti i Butanit, ky vend pelegrinazhi u rindërtua dhe u hap për publikun në vitin 2005.

 

Në këtë foto është një prej murgeshave budiste duke zbritur shkallët në Larung Gar. Rreth 40,000 prej banorëve të kësaj mbretërie janë murgj dhe murgesha.

Ky është manastiri dhe kështjella Rinpung Dzong në rajonin e Paros. Ai është ndërtuar në fillim të shekullit të 17-të dhe i ka mbijetuar shumë tërmeteve ku një ndër më të fortët ka qenë ai i vitit 1897. Por fatkeqësisht ai u shkatërrua në vitin 1907 si pasojë e përfshirjes nga flakët.

 

Butani është ndoshta i vetmi vend në botë që ia ul nivelin e emetimit të dioksidit të karbonit atmosferës. Mbi 70 për qind e popullsisë së tij përbëhet nga pemë të ndryshme. Në vitin 2016, kur lindi princi i tij, mbi dhjetëra mijë njerëz mbollën rreth 108,000 pemë në nder të tij. Kjo është një foto e bërë nga ajri për të parë dendësinë e pyjeve në Butan.

 

Rrugëtimi Laya, që kalon në kufi me Tibetin, konsiderohet si një prej rrugëtimeve më të bukura në botë ku ndeshesh me peizazhe përrallore dhe me fshatra që dikur kanë qenë të populluar dhe sot nuk janë më. Ky rrugëtim zakonisht zgjat rreth katër ditë.

 

Në foton e mësipërme janë dy murgj budistë në hyrjen e manastirit Jambay Lhakhang. Pjesa më e madhe e banorëve të Bhutanit janë budistë, lloj besimi i cili, u përqafua në masë.

 

Foto e pistës së Aeroportit Ndërkombëtar Paro. Ky është edhe i vetmi aeroport ndërkombëtar në këtë shtet dhe konsiderohet si një prej aeroporteve me rrezikshmëri të lartë, për shkak të terrenit malor që e rrethon.

 

Një tjetër foto e pistës së aeroportit Paro, e cila rreth 1.9 kilometra e gjatë është njëkohësisht edhe një prej pistave më të shkurtra në botë.

Thimphu është kryeqyteti  dhe qyteti më i madh i Mbretërisë së Butanit. Ai mban edhe vendin e katërt në botë për lartësinë mbi nivelin e detit, rreth 2,648 metra mbi nivelin e detit. Aeroporti Ndërkombëtar i Paros ndodhet rreth 9 kilometra larg nga kryeqyteti.