Bota Fitorja e opozitës, Stambolli i gjithi në shesh kundër Erdogan (FOTO)

Fitorja e opozitës, Stambolli i gjithi në shesh kundër Erdogan (FOTO)

Përsëritja e zgjedhjeve në Stamboll rezultoi në një tjetër goditje për presidentin turk Rexhep Taip Erdogan.

Kandidati i Partisë Popullore Republikane në opozitë, Ekrem İmamoglu fitoi bindshëm kundrejt përfaqësuesit të AKP-së në pushtet Binali Yldirim, më një diferencë prej 775 mijë votash.

Në zgjedhjet e muajit mars, të cilat partia e Erdogan i anuloi për parregullsi, diferenca ishte vetëm 13 mijë vota.

Rezultatet i japin fund sundimit 25-vjeçar të AKP-së në Stamboll. Ish-kryeministri Yldirim pranoi humbjen ashtu si edhe presidenti që përgëzoi kundërshtarin përmes një mesazhi në “Tëitter”. “Përgëzoj Ekrem Imamoglu, i cili sipas rezultateve paraprake është fitues i zgjedhjeve”.

Erdogan ka thënë ne të kaluarën se kushdo që fiton Stambollin fiton Turqinë.

Në fjalimin e fitores Imamoglu tha se rezultatet shënonin një fillim të ri, si për qytetin ashtu edhe për vendin.

“Ne po hapim një faqe të re në Stamboll. Në këtë faqe të re do të ketë drejtësi, barazi dhe dashuri”, tha Ekrem Imamoglu. Ai shtoi se do ishte i përkushtuar të bashkëpunonte me Erdogan. 49-vjeçari Imamoglu fitoi me rezultat të ngushtë ndaj kandidatit të qeverisë në zgjedhjet lokale të 31 marsit dhe madje mori detyrën e kryetarit të bashkisë së Stambollit për vetëm tre javë.

Pas fitores së parë dhe një zmbrapsjeje të hidhur ndaj kontrollit të Presidentit Erdogan, Imamoglu u fokusua gjatë ripërballjes së ashpër elektorale tek varfëria në qytete, pasi vendi hyri në recension në fund të vitit të kaluar.

Për të festuar fitoren e opozitës, mijëra turq kanë dalë mbrëmë në rrugët e Stambollit.