Ministeriali i Varshavës, që po mbahet në kryeqytetin polak në kuadër të Procesit të Berlinit, duhet të promovojë bashkëpunimin rajonal mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Por gjatë punimeve të ditës së sotme, zëvendësministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka pasur një përplasje me ministrin e Jashtëm serb, Ivica Dacic. Shkak për këtë është bërë çështja e Kosovës.
Mësohet se Dacic ka kërkuar që ministri i Jashtëm i Kosovës të mos ishte pjesë e takimit, ndërsa ka munguar edhe në darkën e mirëseardhjes, shtruar një ditë më parë, por edhe në foton zyrtare të takimit.
Ndërkohë është mësuar edhe reagimi i Cakajt, që i është përgjigjur: “E di që po më dëgjon prandaj po të flas. Fjalimi i Dacic është një retorikë e shekullit XX dhe totalisht pa vend dhe pa sens. Dacic ka 28 vite në politikë e unë kam 28 vite jetë. Por për shkak të 28 viteve të tij unë kam 28 vite refugjat”.