Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Gent Cakaj njoftoi ditën e sotme largimin dhe transferimin e 50 diplomatëve shqiptarë.
Cakaj u shpreh në një deklaratë për mediat se vendimi ndaj tyre hynë në fuqi menjëherë.
“Arsyet për lëvizjen e tyre nuk janë të njëjta pasi disa prej tyre janë larguar për shkaqe disiplinore, të tjerë për tejkalim të kompetencave dhe të tjerë për shpërfillje të detyrave”, tha ministri.
“Disa prej lëvizjeve janë të diktuara nga nevojat reale të punës dhe domosdoshmërisë për shtim të performancës”, shtoi Cakaj, duke falenderuar edhe diplomatët që i janë dedikuar punës në përmbushjen e misionit të tyre në shërbim të Shqipërisë.