Italia nuk është me e njëjta, vendi është gjunjëzuar nga koronavirusi. Ata të cilët po përballen me një situatë aspak të zakontë janë pikërisht mjekët të cilët në kushte të caktuara nuk duhet të japin shpresa false.
“Edhe pse ka shumë pak mundësi duhet ta shohësh në sy pacientin dhe t’i thuash se çdo gjë do të shkojë mirë. Dhe kjo gënjeshtër të shkatërron”, shprehet mjeku Marco Resta.
Ish-mjeku ushtarak Resta nënvizon se situata në Lombardi është më keq sesa lufta e vitit 1999 në Kosovë, ku ai shërbeu në ekipin e shpëtimit ajror duke transportuar pacientë nga Shqipëria për në Itali.
Ata e dinë shumë mirë se ndoshta një nga ata pacientë që ndodhen të terapi intensive nuk do t’ia dalë.
Me një rritje të frikshme të numrit të të infektuarve një tjetër problem janë shtretërit e pakët. Dhe sa herë që një shtrat lirohet mjekët konsultohen me njëri-tjetrin se kush do të vendoset aty.
Për më shumë ata duhet të vendosin të zgjedhin se cilët janë ata që mund të mbijetojnë. Sikurse shprehen mjekët më parë thoshin “t’u japim mundësi edhe disa ditë, por sot duhet të jesh më drastik”. Të gjitha spitalet private tashmë janë në shërbim, por duket se nuk mjafton.
Në një situatë të tillë të paprecedentë me spitale të mbipopulluar kryebashkiaku Fidenza Andrea Massari nënvizoi se disa njerëz vdiqën edhe në shtëpi. Kjo është kriza më e madhe shëndetësore me të cilën po përballet Italia prej Luftës së Dytë Botërore.
“Më largo nga këtu. Më lini të vdes në shtëpi”, shprehet një 55-vjecar të cilin gruaja e la pranë spitalit pak javë më parë në përpjekje për ta ndihmuar sa më shumë.
“Ndihemi sikur jemi në luftë”, kështu e përshkoi repartin një 76-vjeçar teksa i telefononte vajzës së tij duke i kërkuar të qëndronte në shtëpi.
Kur një pacient pranohet në spital stafi i shkruan të afërmve duke u thënë se të gjithë do të trajtohen si një familje. Madje në disa spitale po tentohet të aktivizohet një sistem video konferencë në mënyrë që të gjithë pacientët të mund të shohin familjarët.
E për shumë ata pacientë të pafat doktori është personi i fundit që shohin, në ato momente nuk kanë pranë një familjar. Dhe nuk mbaron me kaq të afërmit nuk mund t’u afrohen arkivolëve për shkak të frikës se mund të infektohen nga covid-19.
Dhe në këto ditë ceremonitë mortore janë të shumta, por pa njerëz dhe për shkak të numrit të madh disa prej atyre që kanë humbur jetën ata janë vendosur përkohësisht në kishat pranë varrezave.