Ish-ambasadori, Neritan Ceka Dade, i ftuar në “Tempora” me Sonila Meçon, renditi tre problemet kryesore të diplomacisë shqiptare.
Ceka tha se në Ministrinë e Jashtme ka një rrjet spiunazhi që merret se ku shkojnë gratë e ambasadorëve.
Ceka: Ne nuk duam që politika e jashtme të përfshihet në çështje politike. Tre çështje që unë i quaj shumë të rëndësishme të politikës së jashtme; e para nuk ka strategji për politikën e jashtme.
Zakonisht fokusohet në 100 vite. Ne nuk e kemi. E dyta, mungon një klasë profesioniste. Kemi personalitete si Ferit Hoxha. 20% që thotë zonja Dade që është praktikë amerikane më tepër që në vende strategjike, përfaqësohemi me personalitete politike.
Unë e kam përkrahur faktin që në bordin e Bankës Kombëtare u vu një ministër Financash. Nëse ka një atribut që nuk ka dallim pozitë-opozitë, është politika e jashtme.
E treta, ambasada e Italisë që është një nga më të rëndësishme, nuk ka asnjë kontakt me Ministrinë e Jashtme. Unë kujtova se e kishte me mua dhe pyeta më thanë se nuk ka kontakt. Ambasadori ka një radhë detyrash.
Ministria kërkon sa më pak informacione. Informacionet i marrin nga shoferi dhe nëpunësi i ambasadës, ç’bën ambasadori, ku shkon gruaja e ambasadorit. Ka një rrjet në Ministrinë e Jashtme që merret me këtë punë. Mund ta quaj një rrjet spiunazhi.